“Një të mirë e bëri Salianji, qoftë edhe pa lekë”

“Një të mirë e bëri Salianji, qoftë edhe pa lekë”

22:38 11/10/2019

Në studion e “Zonë e Lirë”, i ftuari Arjan Curi e konsideron çështjen “Babale” si një histori që solli disa arritje dhe i del në mbrojtje si rrallë herë Salianjit.

Arjan Curi-Është histori e bukur kjo se dy gjëra i arriti, vëllai i ministrit vajti u dorëzua vetë në burg, edhe pse la zërin me mendimin që mos rëndonte të vëllain. Edhe vëllai, gjithsesi u rëndua dhe u detyrua të jepte dorëheqjen nga Kryeministri Rama. Një të mirë e bëri Salianji, qoftë edhe pa lekë”.

Ai beson se Salianji nuk ka dhënë asnjë lekë, por arriti të krijonte një “valle” të tillë. Por Curi do vepronte ndryshe duke i marrë lekët paraprakisht.

Arjan Curi-Do i mbërtheja më mirë. Do i merrja një shumë Salianjit, jo 250 mijë euro se janë shumë. Do i merrja më pak dhe do vendosja një aktor jo që të bënte Agron Xhafaj, por një aktor që të imitonte Agronin të vërtetë, të vëllain ose një shok tjetër. Do merrja zërin real të Agron Xhafajt. Salianji nuk i ka bërë mirë planet. Salianji e ka shpëtuar dhe Agron Xhafajt se e bën hero, viktimë”./tvklan.al





Grupi
LAJMET

Të ngjashme




Grupi