Euro 2024 është vetëm 21 ditë larg dhe pritshmëritë për kombëtaren janë të larta, ndërkohë që kanë nisur edhe analizat për ekipet. Kastriot Çaushi, si një tifoz dhe ndjekës i futbollit ka shumë besim te ekipi kuqezi. Në një bisedë me “Aldo Morning Show” në Tv Klan, ai e demonstron përkrahjen e tij duke treguar se dikur ishte tifoz me Italinë dhe ngrihej në këmbë kur këndohej himni, por këtë vit ndjesia është ndryshe.

Kastriot Çaushi: Deri para disa viteve, ky është ndryshimi edhe këtu në Tiranë…

Aldo: Ose të ta bëj ndryshe pyetjen: a ka ndonjë surprizë ky kampionat?

Kastriot Çaushi: Nuk jemi ne. Në Tiranë po të pyesje në fillimet e kampionateve, “me kë je?”, “me Italinë”, “me Gjermaninë”, “me Anglinë” kurse tani unë besoj, unë jam nga ata tifozët, “me kë je?”, natyrisht që me Shqipërinë. Më bëjnë pyetje ndonjëherë “me kë je?” Është një ndjenjë e brendshme që unë në çdo ndeshje të Italisë kam patur ritin që kur bëhej himni i Italisë ngrihesha në këmbë para televizorit, nuk e këndoja himnin megjithëse e di, kurse tani do të ngrihem për Shqipërinë patjetër dhe nuk kam asnjë dyzim, por nuk do të thotë që pas ndeshjes me Shqipërinë të mos jem tifoz i vjetër, 50-vjeçar që jam me Italinë. Unë besoj se pas Italisë, Anglia është pretendent kryesor, Gjermania që është vend organizator dhe nuk e di të katërtin, ndoshta edhe Spanja megjithëse ka një ekip të ri kështu që i bie që në grupin tonë të ketë dy nga ato që pretendojnë  për të fituar.

Të gjitha ndeshjet e Euro 2024 do të mund t’i ndiqni ekskluzivisht dhe pa pagesë në Tv Klan./tvklan.al