Një tjetër anëtarë i gjykatës kalon në filtrin e Vetting-ut. Gani Dizdari nuk ka qenë i pranishëm në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit gjatë seancës dëgjimore, duke u përfaqësuar nga avokati i tij.

Sipas KPK, gjyqtari nuk ka probleme me justifikimin e pasurisë personale, por e bija nuk justifikon një shumë prej 20 mijë eurosh, të cilat janë përdorur në blerjen e një apartamenti në Tiranë.

Këtë të enjte, Komisioni shkarkoi nga detyra prokurorin e 21 Janarit Adriatik Cama, ndërsa rikonfirmoi në detyrë prokurorin Kostaq Beluri.

Tv Klan