Korfuz-harta

Një anije mallrash me 600 klandestinë sirianë lëshoi rreth mesditës alarmin SOS, 3 milje larg ishullit të Korfuzit.

Mediat italiane thonë se bëhet fjalë për anijen “Blu Skai Em”, me flamur Moldav.

Anija po lundronte drejt Kroacisë, por pas dhënies së alarmit ka ndryshuar kursin dhe po lëviz në drejtim të Pulias. Dyshohet se ajo është braktisur nga drejtuesit.

Fillimisht u mendua se anija ishte marrë peng nga njerëz të armatosur, informacion që mbetet i pakonfirmuar.

Sipas autoriteteve italiane, anija ndodhet në vështirësi për shkak të detit të trazuar, në të njëjtat kushte si ato që shkaktuan tragjedinë e tragetit “Norman Atlantik”.

Drejt saj u nisën një helikopter i flotës ajrore greke dhe fregata “Navarino”, e ndodhur në zonë në kuadër të operacionit për rimorkimin e “Norman Atlantik”.

Tv Klan