Një tjetër asteroid i afrohet Tokës

Posta

Një tjetër asteroid i afrohet Tokës

21:22 28/10/2019

Do të jetë i dallueshëm në qiell

Një tjetër asteroid i afrohet Tokës. Vetëm pak ditë pas kalimit të asteroidit 1998 HL1, nesër në mëngjes do të kalojë në distancën mes Tokës dhe Hënës, rreth 190 mijë km pranë nesh. Por ekspertët sigurojnë se pavarësisht distancës shumë të afërt, nuk ka asnjë rrezik që të prekë Tokën.

Asteroidi i pagëzuar me emrin 2019 UB8 u zbulua vetëm 3 ditë më parë, është përllogaritur të ketë një diametër rreth 4.3 deri 9.5 m pra ka dimensione modeste dhe shumë më të vogla edhe në krahasim me asteroidin që hyri në atmosferën e tokës në 2013 dhe që shpërtheu në qiellin e qytetit Celjabinsk të Rusisë.

Për gjithë të apasionuarti, ekspertët thonë se asteroidi do të jetë i dallueshëm në qiell gjatë kalimit të tij duke nisur që nga mesnata e sotme, derisa rreth orës 7:30 dhe do të perëndojë në qiellin e Australisë. Por për të arritur kapje të imazheve, do duhet ndihma e një teleskopi me diametër mjaft të madh.

Klan Plus


Reklama
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
UKT

Grupi