Këtë verë, të famshmit po zgjedhin të rikthehen te dashuritë e tyre të vjetra e mesa duket nuk bën përjashtim as Angelina Jolie. Ylli hollivudian po mendon për një shans të dytë me ish-partnerin, dhe jo nuk është Brad Pitt, por Jony Lee Miller.

Sipas “Page Six”, Jolie ka shkuar pa truproja në apartamentin e Miller në Nju Jork, duke mbajtur në dorë një shishe verë të shtrenjtë. Ajo doli nga apartamenti pas 3 orësh.

Jolie ishte veshur mjaft elegante, me një pardesy të gjatë poshtë gjurit, pantallona të gjera dhe mbante vënë maskën.

Angelina dhe Jony Lee Miller u njohën gjatë xhirimeve të filmit “Hackers” në vitin 1995 dhe u martuan në Mars 1996. Martesa e tyre zgjati vetëm 3 vjet pasi ndenjën larg njëri-tjetrit nga Shtatori i 1997-ës për shkak të axhendave të tyre që i detyroi të jetonin secili në anë të ndryshme të oqeanit. Çifti firmosi letrat e divorcit në fillim të viteve 1999./tvklan.al