Pas Naomi Wats, që dy vjet më parë luajti rolin e princeshë Dianës, një tjetër aktore e famshme do të ketë privilegjin të jetë si ajo. Kristen Stewart në filmin e ardhshëm do të jëtë një Diana, ku do të tregojë prishjen e martesës me Princin Charls.

Steëart e njohur më shumë për rolin e saj në filmat “Twilight Saga”, është përzgjedhur për filmin, ngjarjet e të cilit zhvillohet në fillim të viteve 1990 kur Diana mori vendimin për ndarjen nga Charles si dhe për të hequr dorë nga froni mbretëror.

Charles dhe Diana u ndanë në 1992 dhe përfunduan procedurat e divorcit 4 vjet me vonë, një gjë kjo që nuk ishte parë asnjëherë në historinë e mbretërisë angleze.

Filmi do të drejtohet nga regjizori Pablo Larrain dhe pritet të fillojë xhirimet në vitin 2021. Akoma nuk është bërë e ditur se kush do ta luajë Princin Charles.

Sipas Larrain, kur dikush kërkon të bëhet mbretëreshë është një vendim shumë i madh në jetë dhe është një përrallë e kthyer mbrapsht, por Diana nuk e donte këtë, kërkonte të ishte e pavarur.

Regjisori është shprehur se ky film përban një histori universale që do të mbajë nën ethe miliona njerëz dhe do të shkojë përtej Hollyëodit .

Filmi që do të titullohet “Spencer”, që është edhe mbiemri i vajzerisë së Dianës, është më i fundit i filmave, dokumentarëve, shoëve dhe serive që janë prodhuar për jetën, martesën dhe vdekjen e Lady Dianës.

Pablo Larrain që ka fituar çmime të kritikës për filmin e tij Jackie, në 2016 ku portretizohet gruaja e Presidentit  John Kennedy është shprehur se Kristen Steëart është e duhura për rolin e Dianës.

Nën syrin e regjisorit Steëart është e brishtë dhe misterioze dhe me karakter shumë të fortë madje edhe rebele sikurse ishte princesha dikur.

Klan Plus