Një këmbësore ka humbur jetën tragjikisht pasi është përplasur për vdekje nga një makinë tip “Mercedes-Benz”. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:10 në aksin rrugor Levan – Tepelenë pranë fshatit Varibop.

Viktima është një grua 35 vjeç me inicialet E.A., thotë Policia e Fierit. Drejtuesi i mjetit që shkaktoi aksidentit është një 46-vjeçar me iniciale E.A. nga Tiranë. Ky i fundit u shoqërua nga uniformat blu për të dhënë shpjegime lidhur me shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

Në orët e para të mëngjesit të së dielës, një tjetër këmbësore u aksidentua për vdekje nga një automjet. Në Lushnje, 51-vjeçarja Teuta Aliçkolli ndodhej në biznesin e familjes së saj kur u përplas nga makina që hyri brenda lulishtes. Mjeti drejtohej nga një 22-vjeçar, i cili ka qenë nën ndikimin e alkoolit. /tvklan.al