Blutë ndalojnë Ardi Çekanin, i cili ndodhej në kërkim dhe fshihej në shtëpinë e të fortëve të Elbasanit

Policia e Elbasanit ka arrestuar një tjetër person në kuadër të operacionit krasta 2021, ku u vu në pranga Ardian Çapja dhe u shpall në kërkim nipi i tij Florenc Capja.

Gjatë operacionit të RENEAS, u ndalua Ardi Çekani, i cili ishte në kërkim dhe fshihej në banesën e familjes Çapja. Në momentin e kapjes, këtij shtetasi i’u gjet dhe një sasi e vogël lëndë narkotike kanabis.   

Çekani, person në kërkim, i dënuar me 1 vit e 6 muaj për veprat penale “Dhuna në familje”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”.

Gjithashtu, gjatë kontrollit të banesës së 53-vjeçarit Çapja, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan edhe 5 radio dhe disa uniforma të ngjashme me ato të Policisë.

Arrestimi i Ardian Çapjas u krye mëngjesin e të hënës nga forcat RENEA dhe policia e Elbasanit, pasi dyshohet si një nga autorët e një vrasjeje të dyfishtë të ndodhur në vitin 2012.

Bëhet fjalë për vrasjen e babë e bir, Nezir e Gentian Beqiraj, brenda banesës së tyre në Elbasan.

Gjatë arrestimit të 53-vjeçarit Policia gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri kallashnikov.

Klan News