Një person ka mbetur i plagosur me thikë këtë të premte në kryeqytet. Ai është S.Gj. dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja ndodhi rreth mesditës në rrugën “Frosina Plaku”. Autor i kësaj ngjarjeje është një person me iniciale E.K, i shpallur tashmë në kërkim. Sa i përket shkaqeve, policia thotë se pas tyre fshihet një konflikt për motive të dobëta, megjithatë autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Më herët, Policia e Tiranës njoftoi procedimin në gjendje të lirë të një 18-vjeçareje, e cila mbrëmjen e së enjtes plagosi me thikë kunatin e saj 40-vjeçar. Ngjarja në fjalë ndodhi në Kamëz./tvklan.al