Një tjetër ilaç hiqet nga tregu

Një tjetër ilaç hiqet nga tregu

23:50 17/10/2019

Ekspertët: “Omeprazol” përmban një substancë të dëmshme

Agjencia italiane e medikamenteve tërheq një tjetër ilaç nga tregu, për probleme kimike në përbërjen e tij.

Bëhet fjalë për “Omeprazol”, një ilaç kundër ulcerës dhe anti-refluks. Për momentin është tërhequr vetëm një sasi prej 45 mijë tabletash “Omeprazol” në version pluhur, prodhuar nga kompania Sandoz.

Ka qenë kjo e fundit që ka bërë njoftimin tek autoritetet, pas verifikimit të bërë ku rezultonte se në përbërje kishte substanca që nuk duhet të ishin të pranishme.

Ky është rasti i dytë që Agjencia Kombëtare Italiane, që është enti rregullator i farmaceutikës, tërheq një ilaç nga tregu. Rasti i parë që pikërisht ai me ranitidinë, problem ky që u shtri në mbarë botën, duke bërë tërheqjen nga tregu të ilaçit në fjalë, për problem në principin aktiv.

Deri më tani janë tërhequr rreth 45 milionë konfeksione dhe pas këtij rasti janë shtrirë më gjerësisht kontrollet mbi të gjitha medikamentet në tre nga ana e EMA, Agjencia Evropiane përgjegjëse mbi ilaçet.

Klan Plus


Grupi
LAJMET
Të ngjashme
Grupi