Kënga e fundit e Beatles me zërin e anëtarit të ndjerë John Lennon e realizuar me inteligjencën artificiale është publikuar së fundmi.

E quajtur “Now and then”, është një ripërshtatje e këngës të vitit 1962 “Love Me Do”.

“E di që është e vërtetë. Është gjithçka për ty. Dhe nëse ia dal, është për shkakun tënd”, është vargu që Lennon këndon në këngë. Me regji të Oliver Murray, klipi 12-minutësh përmban pamje ekskluzive nga anëtarët e grupit, djali i Lennon Sean Ono Lennon dhe regjisori Peter Jackson, i cili drejtoi serinë e dokumentarëve të vitit 2021 “The Beatles: Get Back”.

Në klip, Jackson shpjegon se si ekipi i tij arriti të risillte në vëmendje zërin e Lennon dhe momentin kur ai regjistroi një pjesë të këngës “Now and Then” në fund të viteve 1970. Ishte gruaja e tij Yoko Ono që ua dha një pjesë të rregjistrimit të kësaj kënge në 1994.

Përpunimin e këngës e kanë bërë yjet Paul McCartney, Starr dhe Harrison, në vitin 1995. “The Beatles” mbajtën 20 herë numrin një në toplistat për 100 hitet më të mira të “Billboard” me hitet e tyre.

Klan News