Një tjetër mjek i njohur është shtruar në Spitalin Infektiv pasi u infektua me koronavirus.

Bëhet fjalë për Roland Xhaxhon, mjekun e njohur , i cili ishte pjesë e organizimit të shërbimit reanimator për situatën Covid-19.  Ministria e Shëndetësisë njofton se Xhaxho është në gjendje të stabilizuar shëndetësore.

“Ministria e Shëndetësisë i uron shërim të shpejtë mjekut reanimator që po lufton me sëmundjen COVID19, në kujdesin e ekipit mjekësor të spitalit infektiv në QSUT”, thuhet në një njoftim.

Kujtojmë që betejën me Covid-19 e fitoi mjeku i njohur infeksionist Dhimitër Kraja. Ai u rikthye në punë për të ndihmuar kolegët e tij për luftën ndaj pandemisë, por infektua me Covid-19.

Megjithatë sot ministria njoftoi se Kraja është shëruar dhe ka lënë Spitalin Infektiv./tvklan.al