6 të rinj i dhanë drogë një 17-vjeçarje, më pas e shfrytëzuan seksualisht

6 të rinj që po hetoheshin për shitje droge në Krujë, rezultuan se po shfrytëzonin dhe abuzonin seksualisht edhe më një vajzë të mitur. Ata i kanë dhënë drogë një 17-vjeçarje dhe abuzuan me të.

Të rinjtë më pas e kanë përdorur vajzën edhe për prostitucion, kundrejt pagesës. E mitura përdorej për të shitur drogën por ata I gjenin edhe klientë për prostitucion.

Të rinjtë e moshës 17-28 vjeç prej 8 muaj e shfrytëzonin seksualisht vajzën.

Tv Klan