Një tjetër shqiptar humbet jetën në Itali

Një tjetër shqiptar humbet jetën në Itali

10:53 07/10/2019

Një shqiptar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti automobilistik në Itali. Viktima është një 42-vjeçar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur.

Shqiptari drejtonte një automjet tip Chevrolet Aveo, makina e të cilit u përplas me një Peugeot. Dy mjetet përfunduan në kanalin në anë të rrugës. Si pasojë e përplasjes, 42-vjeçari humbi jetën menjëherë.

Ndërsa në makinën tjetër, mbetën të plagosur një burrë dhe një grua. Ata u dërguan në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut. Aksidenti ndodhi pasditen e së dielës në Bomporto.

Dy ditë më parë, një tjetër shqiptar në Itali humbi jetën si pasojë e aksidentit rrugor. 22-vjeçari humbi drejtimin e mjetit dhe u përplas me një pemë. /tvklan.al

Delta
LAJMET

Të ngjashme

AZHBR
UKT
UKT