Një 43-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në Greqi, i dyti brenda disa orëve. Sipas mediave greke, shqiptari ka qenë duke punuar dhe u rrëzua nga lartësia. Ngjarja ka ndodhur në Evia mbrëmjen e së martës.

Identiteti i viktimës nuk bëhet me dije. 43-vjeçari u transportua me urgjencë në spital, por nuk mundi t’i mbijentonte plagëve të marra. Policia ka nisur hetimet për këtë aksident në punë.

Punëtori 43-vjeçar është shqiptari i dytë që humb jetën në Greqi brenda disa orëve. Gjatë paradites së djeshme, në Fthiotida të Greqisë humbi jetën një tjetër punëtor shqiptar, i cili ishte rrëzuar nga lartësia. /tvklan.al