Një statujë e re prej dylli e këngëtares Rihanna me një fustan ngjyrë mente do të shfaqet në Madame Tussauds në Londër. Statuja është frymëzuar nga fustani i personalizuar i markës Fenty, xhaketa dhe dorezat e tejdukshme me flokët gërshet nga Rihanna imazh me të cilin u paraqit në British Fashion Awards në 2019.

Drejtuesja e Madame Tussauds, Jo Kinsey u shpreh: “Rihanna është një fuqi në bukuri, modë dhe muzikë, me të vërtetë shkëlqen si një diamant. Imazhi i saj në ndarjen e çmimeve të modës në Britani  bëri një bujë të madhe , saqë na u desh ta rikthenim atë moment të paharrueshëm.”

Statuja prej dylli është vendosur  në zonën e Pistës së Modës të muzeut, në të cilën ndodhen edhe statujat e aktores Zendaya, e RuPaul dhe modeles Kendall Jenner. Vizitorët mund ta shohin statujën prej dylli të Rihanna-s nga e premtja e 27 shtatorit.

Klan News