Greqia është tronditur nga një tërmet i ri. Lëkundja ka qenë e shkallës 5.2 rihter në zonën e Elasonës dhe në thellësi 2.7 kilometra.

Goditja e tërmetit ka ndodhur rreth orës 14.00, ndërsa mediat greke nuk raportojnë për dëme njerëzore apo materiale.

Vetëm 6 minuta pas kësaj goditje janë ndjerë edhe disa të tjera të shkallës nga 3.6 deri në 4 rihter.

Zona ku ka rënë tërmeti i ri është e njëjtë me atë ku nodhi goditja e madhe prej 6.5 rihter e muajit të kaluar.

Sipas sizmiologëve grekë në këtë zonë aktiviteti sizmik do të vazhdojë edhe për disa kohë.

Klan News