Një tjetër viktimë nga aksidentet

Foto ilustruese

Një tjetër viktimë nga aksidentet

11:02 24/08/2019

Përplaset për vdekje drejtuesi i motoçikletës

Një aksident me vdekjen e një 24-vjeçari ka ndodhur paraditen e sotme rreth orës 10:15 në aksin rrugor Levan-Tepelenë, në vendin e quajtur “Kafaraj”. Automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasi K.Z, është përplasur me një motoçikletë.

Për pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i motoçikletës, F.T, 24 vjeç, nga Gorishova.

Policia po punon për kapjen e drejtuesit të mjetit i cili ka braktisur automjetin dhe është larguar nga vendngjarja.Grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e kësaj ngjarje./tvklan.al

LAJMET
Të ngjashme
Delta

UKT