Një grua nga Prizreni ka humbur jetën këtë të dielë si pasojë e Covid-19, siç bën të ditur Ministria e Shëndetësisë në Kosovë.

“Klinika Infektive e QKUK-së ka njoftuar se sot me datë 14.06.2020, në këtë klinikë ka ndërruar jetë pacientja R.M. (1944) nga komuna e Prizrenit. Pacientja ishte në trajtim në Mjekimin Intensiv të kësaj klinike dhe ishte e diagnostikuar me COVID-19 si dhe kishte edhe sëmundje të tjera shoqëruese”.

Kjo është viktima e 33 që shënohet nga Covid-19 në Kosovë, ndërsa numërohen 40 persona të shtruar në spital, mes tyre 12 të intubuar. /tvklan.al