Në rast se nuk e dinit, Salma Hayek ka si kafshë shtëpiake një buf të quajtur Kering.

Shpendi mban emrin e kompanisë së bashkëshortit të saj, e cila si logo ka një buf dhe Salma ia dhuroi në Ditën e Shën Valentinit, por u shndërrua në një nga miqtë më të ngushtë për yllin e kinemasë.

Megjithatë, të paturit një buf në shtëpi ka të bukurën dhe vështirësitë e veta. E bukura është se shpendi qëndron gjithë kohën mbi kokën e Hayek, ndërsa vështirësia – epo ndodh që të vjellë mbi ndonjë të famshëm.

Ky incident i ndodhi një të famshmi, emrin e të cilit Hayek nuk e zbuloi, por ishte tepër i emocionuar për të takuar Kering dhe po priste që bufi t’i ulej në kokë.

Kur më në fund bufit iu mbush mendja për ta bërë këtë “nxori një topth me gëzof miu nga goja drejt e mbi kokën e këtij personi kur sapo kishte ngrënë”, tha Salma Hayek në emisionin e Ellen DeGenerees.

Gjithsesi, kur e pyetën sërish për emrin e të famshmit, ajo tha se ishte Harry, jo Potter sigurisht, por Styles, fituesi i çmimeve “Grammy”. “Por ai ishte shumë i qetë dhe nuk e pati problem. Është kaq i mirë”, tha ajo./tvklan.al