Një tifoz i futbollit u bë kryefjala e rrjeteve sociale këtë fundjavë, pas reagimit të tij kur kuptoi se kamera në stadium e filmoi teksa po puthte të dashurën e fshehtë… duke menduar se po i fshihej partneres.

Kamerat kapën momentin kur djali nga Spanja puthi të dashurën, dhe kur kuptoi se “u kap mat”, e hoqi menjëherë dorën prej saj, sikur asgjë të mos kishte ndodhur.

Por nuk kaloi shumë dhe video u bë virale në rrjet, aq sa ai u detyrua të reagonte dhe të pranonte që kishte tradhtuar partneren, duke kërkuar ndjesë. /tvklan.al