Një truk i thjeshtë dhe efektiv që ndalon mizat të hyjnë në shtëpinë tuaj


Një truk i thjeshtë dhe efektiv që ndalon mizat të hyjnë në shtëpinë tuaj

10:37 02/08/2021

Ndoshta keni vizituar një restorant dhe keni parë qese të pastra, të mbushura me ujë, të varura në dyer ose të vendosura në zonën e ngrënies në natyrë dhe keni pyetur veten për çfarë shërbejnë. Shumë njerëz kanë filluar të vendosin qese me ujë jashtë shtëpive, bizneseve etj për të larguar mizat dhe ky truk është mjaft efektive.

Mizat e kalojnë pjesën më të madhe të kohës duke prekur jashtëqitje të ndryshme, mbeturina etj e më pas afrohen tek ushqimi. Normalisht që kjo gjë na bën të gjithë kemi dëshirë t’i mbajmë larg. Madje ato nuk janë vetëm të bezdisshme, por mbartin dhe sëmundje të ndryshme.

Sipas entomologëve qeset e ujit mbajnë larg mizat për shkak të thyerjes së dritës.

Thyerja ndodh kur një objekt i qartë ose i errët, siç është një copë gotë ose një qese me ujë, ndryshon rrjedhën dhe shpejtësinë e dritës. Rrezet e dritës, të cilat normalisht udhëtojnë në një vijë të drejtë, përkulen. Ky efekt është përgjegjës për disa iluzione optike, siç janë mirazhet, që herë pas here i turbullojnë edhe njerëzit.

Në teori, thyerja mund të jetë po aq konfuze për disa lloje insektesh, veçanërisht për mizat e shtëpisë. Insektet kanë shumë sy të ndjeshëm që e lejojnë atë të shohë në drejtime të shumta në të njëjtën kohë.

Koka e insekteve kryesisht përbëhet nga një palë sy të mëdhenj kompleksë. Këta sy nuk mund të lëvizin ose të përqendrohen në objekte si sytë e njeriut, por ato i japin mizës një pamje mozaiku të botës përreth tyre. Një mizë shtëpie e bazon sensin e saj të drejtimit në drejtimin nga vjen drita e diellit. Disa entomologë sugjerojnë që kur këta sy kompleksë dhe të ndjeshëm përjetojnë dritë të thyer, insekti ngatërrohet dhe fluturon larg. /tvklan.al







Të ngjashme