Këtë të mërkurë në emisionin “Aldo Morning Show” në Tv Klan, ka qenë e ftuar Major Denisa Pëllumaj, e cila ka folur rreth kritereve që duhet të keni për t’u bërë një ushtar.

Sipas saj, një person që do të bëhet ushtar duhet të ketë mbaruar 9-vjeçaren, por edhe të mos ketë probleme me ligjin.


Aldo: Pra duhet një person të mbarojë 8-vjeçaren apo gjimnazin?

Denisa Pëllumaj: 9-vjeçaren.

Aldo: 9-vjeçaren, më fal.

Denisa Pëllumaj: Minimumi të ketë arsimin 9-vjeçarë.

Aldo: Çfarë kushtesh të tjera? Vetëm Kaq?

Denisa Pëllumaj: Së pari duhet të jesh shtetas shqiptar i Republikës së Shqipërisë. Të mos kesh probleme me ligjin. Të mos kesh problem jo vetëm në shtetin shqiptar, por edhe jashtë vendit. Të kesh moshën minimale 18 vjeç, 27 vjeç maksimalja, por në momentin që ti titullohesh ushtar. Që do të thotë, ti duhet të jesh 26 vjeç e pak në momentin e aplikimit. Ndërsa këtu bën përjashtim, personeli mjekësor, që moshën maksimale e ka 32 vjeç për të aplikuar.

Aldo: Për mjek në ushtri, po këto janë kushte të tjera.

Denisa Pëllumaj: Jo për mjek, flasim gjithmonë për ushtarë. Kriteret e moshës për oficerë janë gjëra të tjera.

Aldo: E qartë. Ideja është, kur thua që mos të ketë probleme me ligjin… Një 17-vjeçar që ka kapur policia njëherë parakalim të gabuar…

Denisa Pëllumaj: Ky nuk është problem madhor.

Aldo: Okay t’i saktësojmë se tremben i çik.

Denisa Pëllumaj: Flasim për probleme madhore si për shembull përdorim të lëndësh narkotike apo mund të jesh për vjedhje.

Aldo: Pra persona për të cilët gjyqi i ka dënuar?

Denisa Pëllumaj: Po, të cilët kanë probleme penale, le të themi.

Në fund të bisedës, Major Pëllumaj shpjegon që ushtria është “një mundësi karriere dhe një vend pune i jashtëzakonshëm”. /tvklan.al