Vera mbetet një nga momentet më të mira për të pushuar dhe sipas të gjitha të dhënave, pushimi në bregdet është ai i cili merr dhe numrin më të madh të turistëve. Bregdeti në Shqipëri, si ai Adriatik dhe Jon, janë frekuentuar në masë pavarësisht pakënaqësive, të cilat edhe këtë vit nuk kanë munguar. Por çfarë do të thotë të pushosh në Shqipëri? Cilat janë avantazhet dhe disavantazhet, të cilat bëjnë që të zgjedhim ose jo Shqipërinë?

Ajo që vihet re është një rritje e pushuesve në zonat jugore, si në Vlorë, Dhërmi, Himarë, Sarandë apo Ksamil. Ka një kategori që mbetet gjithmonë besnike e turizmit në Shqipëri dhe që zgjedh që të qëndrojë në vend dhe një kategori tjetër, e cila i alternojnë pushimet edhe me ushëtime jashtë vendit.

Çmimet dhe ajo që ofrohet në këmbim janë thelbi i shumë dikutimeve që lidhen me pushimet. Krahasimi mes që mund të marrë me të njëjtën shumë në Shqipëri dhe jashtë. Insfrastruktura në zonat turistike, akomodimi, informacioni që japin bashki të ndryshme në lidhje me atë që kanë për të ofruar është në disa raste pjesë e pakënaqësive të pushuesve.

Në anën tjetër vija bregdetare e jashtëzakonshme dhe bukuritë natyrore çdo vit e më shumë tërheqin vëmendjen e mediave të huaja dhe janë një destinacion i pashmangshëm, sidomos për të rinjtë.

Për të diskutuar mbi pushimet gjatë stinës së verës në Shqipëri në krahasim me vendet e tjera të botës në emisionin “Opinion” ishin të ftuar Juela Meçani, Dardan Islami, Alda Prodani, Xhemal Mato, Gjergj Bojaxhi, Armina Mevlani, Ervin Çuli dhe Arbri Mazniku./tvklan.al