Viti 2000 u mbyll me një virus gripi. Po kështu pritet dhe viti 2001, të na sjellë epidemi të reja. Nuk është as spanjoll dhe as aziatik, por virusi i fundit i vitit 2001 pretendohet të vijë nga Moska dhe Hong Kong. Pritet që pas disa javësh të mbërrijë dhe në Shqipëri pasi vendi fqinj Italia është prekur nga ky virus. Kura specifike nuk ka, por mjafton të mbrohesh duke mos kontaktuar me virusin. E vetmja që mund të bëjë diçka është vitamina C dhe mospërdorimi i antibiotikëve.

Shpresa është që mos sëmuresh apo të mos vraposh drejt vaksinimit ku mjekët këshillojnë mbi moshën 60 vjeç. Gjëja e parë që duhet të bësh është të presësh që sëmundja të kalojë vetë. Simptomat e saj janë temperaturë e lartë, dhimbje fyti, kollë dhe ftohje. Kalon brenda një jave. Asgjë e rëndë asgjë e re, por të mendosh që epidemia e parë ka rënë në shekullin e IV përpara Krishtit.

Epidemiologët në Ministrinë e Shëndetësisë thonë që qarkullojnë të njëjtat viruse AH3N2 dhe Virusi B. Këto viruse parashikohen të prekin ata që nuk e kanë kaluar gripin vitin e shkuar. Për epidemiologët nuk priten epidemi, por raste sporadike./tvklan.al

Gazetare: Holta Zhiti