Vrasja e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Fier ështe një krim i paralajmëruar, por që nuk u mor parasysh nga organet kompetente.

31-vjeçari Elton Metaj që vrau me armë zjarri bashkëshorten e tij, Sabrina Benga, një vit më parë e kishte mbajtur viktimën bashkë me familjen e saj për rreth 5 orë në të njëjtën banesë ku ndodhi ngjarja e sotme.

Ai i kishte liruar vetëm pas ndërhyrjes së policisë, ndërkohë që këta të fundit e kanë lënë të lirë shumë shpejt, pa vuajtur dënimin e merituar.

Elton Metaj, 31-vjeçari është vënë në pranga nga policia. Autoritetet kanë njoftuar këtë të shtunë se arrestimi i të riut u bë pas 3 orë ndjekjesh në kushte të vështira për shkak të errësirës dhe rrezikshmërisë së lartë që kishte sepse ishte i armatosur.

Klan News