Një vit nga krijimi, SPAK bën bilancin: Kemi hetuar…



Një vit nga krijimi, SPAK bën bilancin: Kemi hetuar…

12:26 19/12/2020

Sot është një vjetori i krijimit të Prokurorisë së Posaçme. Në këtë 1-vjetor SPAK ka bërë me dije të dhënat kryesore të punës që është bërë gjatë gjithë kësaj periudhe.

Në një njoftim për mediat struktura e posaçme bën me dije se për një vit janë regjistruar gjithsej 225 procedime penale me 271 persona në hetim.

204 procedime me 233 persona në hetim kanë ardhur nga Prokuroria për Krime të Rënda. 21 procedime me 38 persona në hetim kanë ardhur nga Prokuroritë e Rretheve Gjyqësore, si dhe procedime të kthyera për hetim nga Gjykata e Posaçme”, njofton SPAK.

Po ashtu bëhet me dije se për 1 vit janë hetuar gjithsej 568 procedime penale me 704 persona në hetim.

162 procedime penale me 255 persona në hetim për vepra penale që lidhen me krimin e organizuar. 240 procedime penale me 209 persona në hetim për veprat penale që lidhen me korrupsionin. 166 procedime penale me 240 persona në hetim për veprat penale të tjera”, theksohet në njoftim.

Ndërkohë njoftohet se janë dërguar në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar 59 kërkesa. Në periudhën 19.12.2019 – 19.12.2020 janë hetuar 310 raste hetime pasurore, shton më tej SPAK./tvklan.al






Të ngjashme