Një vit nga nisja e fushatës së vaksinimit anti-Covid


Një vit nga nisja e fushatës së vaksinimit anti-Covid

15:06 05/12/2021

Fushata globale për vaksinimin kundër koronavirusit më e madhja në historinë e njerëzimit ka nisur një vit më parë dhe Britania e Madhe ka qenë në krye të saj. Ky shtet injektoi vaksinën e parë anti-Covid më 8 dhjetor të vitit 2020 dhe ishte pikërisht AstraZeneca që u përdor nga Britania e Madhe.

Shumë shtete të pasura kanë ndjekur këtë ritëm në muajin dhjetor 2020, përkatësisht Shtetet e Bashkuara, Kanadaja dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. Arabia Saudite dhe Izraeli kanë nisur po ashtu fushatën në të njëjtën periudhë, ndërsa Bashkimi Evropian ka dhënë vaksinat e para në fund të dhjetorit 2020.

Shumica prej tyre kanë përdorur vaksina të Pfizer/BioNTech. Sipas AFP, gjysma e popullsisë botërore ka marrë të paktën një dozë të vaksinës kundër covid-19, me 8.1 miliardë doza vaksinash të injektuara në rang global.

Ndërkohë që shtetet e pasura kanë nisur të japin edhe dozat përforcuese, shumë vende të varfra janë ende duke pritur për dozën e tyre të parë. Këto pabarazi janë vërejtur edhe më shumë në kohën kur po qarkullon varianti Omicron i koronavirusit. Rreth 20 vaksina anti-Covid janë zhvilluar në kohë rekord, pas raportimit të rasteve të para me koronavirus në fund të vitit 2019 në Kinë.

Klan News








Të ngjashme