51 viktima dhe dëme të shumta materiale

U mbush sot 1 vit nga tërmeti tragjik që u mori jetën 51 personave dhe shkaktoi dëme të shumta materiale.

Goditja me magnitudë 6.4 ballë e orën 3 e 54 minuta me epiqendër në afërsi të Mamurrasit goditi më fort Durrësin, por dëmet ishin të shumta edhe në Tiranë, Fushë Krujë, Kurbin dhe Lezhë.

Zonat më të prekura dhe me më shumë viktima ishin Durrësi dhe Thumana.

Lëkundjet e forta sizmike vijuan për ditë të tëra duke sjellë mjaft panik te qytetarët.

Pasgoditja më e fortë ishte rreth orës 7 të mëngjesit me magnitudë 5.4. Ky ishte një nga tërmetet më të forta që kanë goditur vendin në 40 vitet e fundit.

Tv Klan