Një vit nga vdekja e Kostandin Kacifasit, çfarë po ndodh në Bularat (Video)

Posta

Një vit nga vdekja e Kostandin Kacifasit, çfarë po ndodh në Bularat (Video)

09:39 26/10/2019

Ditën e sotme do të zhvillohet ceremonia përkujtimore e Kostandin Kaciasit, i cili mbeti i vrarë pasi qëlloi mbi policinë dhe forcat RENEA.

Gazetari Orges Sako raportoi për abcnews.al se deri më tani situata në fshatin Bularat është e qetë.  Ai theksoi se në shtëpinë e Kostandin Kacifasit janë me qindra persona të cilët më pas do t’i drejtohen kishës për meshën.

“Bëhet fjalë për një numër 250 persona të cilët ndodhën në shtëpinë e të ndjerit për të kryer shërbimet mortore. Më pas do të nisen në kishën Bularat për të kryer meshën mortore. Është situatë e qetë. I vetmi incident që mund të thuash është që mediat shqiptare të futen brenda ambienteve të Kishës për të transmetuar”, tha Sako.

Familjarët e Kostandin Kacifasit janë ende në shtëpi. Sipas gazetarit pritet që ata të kenë një prononcim ku do t’i kërkojnë shtetit zbardhjen e të vërtetës për vrasjen e të afërmit të tyre.

Me rastin e ceremonisë përkujtimore për minoritarin grek gjatë 24 orëve te fundit kanë hyrë 1800 shtetas grekë nga Pika Kufitare e Kakavijës. Mësohet se ndër ta 3 prej tyre janë persona nongrata dhe 7 personave iu është refuzuar hyrja, pasi nuk përmbushnin qëllimin e udhëtimit.

Më 28 Tetor 2018 Kostandinos Kacifas qëlloi me armë ndaj efektivëve dhe nuk iu bind thirrjes për t’u dorëzuar, por ka bërë disa orë rezistencë me plumba. Ai u vra nga forcat RENEA. Incidenti nisi paraditen e asaj dite pak minuta para se në këtë zone të zhvillohej ceremonia e festës kombëtare e Greqisë./abcnews.al


OTP
Reklama
Grupi
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
AZHBR
UKT
Grupi
UKT