562

Një vit pas vrasjes së 12 punonjësve në redaksinë e revistës satirike franceze, numri i parë i “Charlie Hebdo” do të dalë në treg me 6 janar, në 1 milionë kopje.

Kopertina është skicuar nga drejtori i ri, Laurent Sourisseau, i njohur me emrin artistik Ris, i cili mbeti i plagosur gjatë sulmit.

Aty shihet Zoti, i armatosur me kallashnikov që mban një rrobë me njolla gjaku. Titulli është: “Pas një viti, vrasësi është ende i lirë”.

Sulmi, që u mor përsipër nga dega e Al Kaedës në Gadishullin Arabik, ndodhi më 7 janar të vitit të kaluar me autorë dy vëllezër, militantë islamikë dhe ishte hakmarrje ndaj karikaturave të revistës për Profetin Muhamed. Të paktën 12 persona u vranë dhe 11 të tjerë u plagosën.

Franca- ku prej sulmeve të 13 Nëntorit- janë shtuar masat e sigurisë- do të përkujtojë viktimat e sulmit, në një ceremoni që do të zhvillohet më 10 Janar, në “Place de la République”,  në Paris.

Tv Klan