Më 7 Prill, emisioni “Stop” transmetoi rastin e zonjës Hajrie Kogjini një problem, që lidhej me Kadastrën Durrës. Pas vdekjes së bashkëshortit, Hajria ka dashur që prona të kalojë në emrin e saj.
Ajo ka bërë të gjitha procedurat nëpërmjet zyrës noteriale dhe vazhdimisht kadastra i ka kërkuar të plotësojë aplikimet me dokumente. Tani shërbimi i është bllokuar, pasi ka mbushur numrin e aplikimeve të plotësuara.
Hajria thotë se prej një viti, nuk merr përgjigje dhe as shërbim. Qytetarja iu drejtua edhe Drejtorisë së Përgjithshme i kërkoi Kadastrës Durrës, që të kthejë përgjigje për çështjen e zonjës Hajrie Kolgjini.
Vetëm pak ditë pas transmetimit në emisionin “Stop”, zonja Kolgjini erdhi në ambientet e TV Klan, bashkë me certifikatën e pronësisë që e quajti një dhuratë nga emisioni “Stop”./tvklan.al