Ka përfunduar me sukses misioni “Dart” në asteroidin Dimorphos
Impakti i sondës Dart të Nasës në asteroidin Dimorphos nuk krijoi një krater, por modifikoi gjithë trupin qiellor, përveç ndyshimit të kohës së orbitimit rreth asteroidit binjak. Rimodelimi që u verifikua, që njihet me emrin shkencor deformim global, nxorri në sipërfaqe material që gjendej në thellësi të tij.
Impakti i komanduar nga Nasa ndodhi në shtator 2022, dhe objektivi ishte i dyfishtë, ku nga njëra anë vihej në provë aftësia e njerëzimit për të modifikuar orbitën e një trupi qiellor që mund të kërcënonte me përplasje planetin tonë, por nga ana tjetër edhe studimi i përbërjes së steroidëve, që mbartin element të kohës së hershme të krijimit të sistemit diellor, planetëve dhe satelitëve.
Impakti rezultoi me sukses duke u konsideruar misioni i parë mbrojtës i Tokës, analizat e publikuara tani tregojnë se rimodeloi njërin prej asteroidëve të sisitemit binary, pra që përbëhet nga dy të tillë që orbitojnë rreth njëri-tjetrit, duke modifikuar vetëm kohën e orbitës së njërit. Ndërkohë që i gjithë sisitemi ka mbajtur të njëjtën trajektore rreth Diellit.
Klan News