Një ditë e ngarkuar dhe stresuese në punë, mund të çojë në anulimin e planeve për mbrëmjen. Por kjo kulturë e anulimit duket se është më e zakonshme nga sa mund të kishim menduar.

Sipas një studimi të kryer së fundmi, individët i thonë “po” një ftese për të dalë me miqtë, pavarësisht se nuk kanë absolutisht asnjë qëllim për të marrë pjesë. Kjo do të thotë, që si rezultat, rreth një e treta e planeve të bëra, kurrë nuk realizohen realisht.

Hulumtimi zbuloi se 43% e njerëzve thonë se preferojnë një natë për të dalë jashtë, por asnjëherë nuk e realizojnë atë dhe fillojnë dhe nxjerrin justifikime nga më të ndryshmet.

Sipas studimit rreth 25% e njerëzve përdorin arsyetimin se janë nuk ndihen mirë, 27% thonë se kanë një angazhim familjar dhe 17% thonë se u ka dalë një problem familjar.

Njëkohësisht sipas hulumtimit femrat e mbajnë fjalën më shumë se meshkujt./tvklan.al