Në Meksikë janë gjetur gjurmë që datojnë 30 mijë vjet më parë

Prezenca njerëzore në kontinentin amerikan mund të jetë shumë e hershme nga ajo që dinim deri më sot. Sipas një grupi shkencëtarësh amerikane, në bazë të analizave në një shpellë në Meksikë, janë gjetur gjurmë të veprimtarisë njerëzore që daton 30 mijë vjet më parë.

Kjo do të thotë që kemi një diferencë prej 20 mijë vjetësh me atë çka dimë deri tani nga librat dhe kjo do të thotë se historia  mund të rishkruhet.

Në shpellën Coxcatlan në luginën Tehuacan, janë gjetur mbetje lepujsh dhe gurë të përpunuar, që shërbenin si mjete pune dhe për prerje e të gjitha janë ende nën studim për të verifikuar ndikimin human mbi to, pasi datimi është kryer tashmë.

Pra njeriu përveç kontinentit Afrikë e Evropë, duket se mbërriti në kohë të hershme, gjatë epokës akullnajore edhe përtej oqeanit, në Amerikën e Jugut. Sipas grupit kërkimor, e vetmja mënyrë për të mbërritur në mes të epokës së akullt deri atje, mund të ketë qenë përmes një udhëtimi të gjatë nëpërmjet Oqeanit Paqësor, ndoshta edhe në gjendje të ngrirë.

Klan News