Në emisionin “Historia ime” në Tv Klan ka qenë i ftuar Neritan Liçaj i cili ndau me publikun eksperiencat e tij si aktor gjatë gjithë karrierës së tij. Ndër të tjera Neritani ka folur edhe për filimin që dikur patu një bujë mjaft të madhe “Unë, ti dhe Kasandra”. Në atë kohë njerëzit mendonin se Neritani ishte vërtet një njeri që përdorte lëndët narkotike, por ai shprehet se është shumë normale të mendohej kështu se të gjithë të identifikojnë me rolin.

Neritan Liçaj: Ka qenë një periudhë shumë e bukur sepse unë sapo kisha dalë nga shkolla, shumica ishin studentë dhe ishin pikërisht ky pasioni për të thënë disa të vërteta që kishin filluar ta prekini Shqipërinë, problemi i narkomanisë kishte filluar të ishte evident dhe zyshë Mira kishte bërë një skenar të jashtëzakonshëm. Një skenar që i thoshte gjërat siç ishin.

Mirela Milori: Kjo skenë për shembull ka qenë e komentuar shumë.

Neritan Liçaj: Po është skena e të kryerit të aktit të drogimit.

Mirela Milori: Ti me flokët e verdha.

Neritan Liçaj: Hera e vetme që i kam lyer flokët në jetë.

Mirela Milori: Kjo pamja jote aq sa njerëzit mendonin që ti vërtet merrje lëndë narkotike në atë kohë.

Neritan Liçaj: Po është normale, të identifikojnë me rolin. Për shembull mua më ka thënë një djalë i vogël pse e ke vrarë Florin, thua ti se e kisha vrarë me tërë mend.

Neritani shikon pamjet e shkëputura nga filmi “Unë, ti dhe Kasandra” dhe shpjegon se si kanë ndodhur xhirimet e filmit.

Neritan Liçaj: Duket sikur ngulet shiringa dhe më e bukura është që unë shiringën e kam pak alergji, fobi, por ajo nuk ngulet fare, është këndi i kamerës i tillë. Unë enkas u zgjodha për këtë që kam qenë gjithmonë thatim dhe grimi bën të vetën. Ka ca specifika rolesh që t’i duhet ti njohësh mirë nga brenda. Unë për këtë rol i jam futur njohjes, kam folur me policët e antidrogës, kam ndenjur me narkomanë, i kam parë, çfarë mendonin, çfarë bënin, si jetonin etj. Kam folur me mjekë, pra jam përpjekur t’i futem në ind problemit sepse është një botë komplet tjetër. Për një njeri që bën një jetë normale, as e percepton dot jetën që kanë ata sepse kanë një jetë komplet të paimagjinueshme dhe të paafrueshme me jetën që bëjmë ne, njerëzit e patoksikuar ose jo përdorues. /tvklan.al