Një studim ka zbuluar se limiti i jetës njerëzore nuk është më shumë se 125 vite.

Megjithëse shumë më shumë persona kanë filluar të jetojnë më shumë çdo vit, pika përfundimtare ka mbetur e njëjtë.

Asnjë qenie njerëzore nuk ka jetuar më shumë se 122 vjeç, moshë kjo, e arritur nga francezja Jeanne Calment, në vitin 1997.

0004801700000258-0-image-a-42_1475680327955

Shkencëtarët që drejtoheshin nga Jan Vijg në universitetin e mjekësisë Albert Einstein në Bronx, besojnë se ky fakt qëndron sepse është një limit moshe të cilët njerëzit nuk mund ta kapërcejnë në mënyrë natyrale.

Gjithsesi, pritshmëria për të jetuar më gjatë është rritur shekullin e fundit në shumë vende dhe kjo vjen nga reduktimi i madh i vdekjeve në lindje dhe foshnjëria.

Nëse nuk do kishte limit, do kishim parë një rritje të njerëzve të moshuar./tvklan.al