India aktualisht po përballet me valën e dytë të koronavirusit, e cila ka çuar në një gjendje paniku. Mungesa e vaksinave, ilaçeve, shtretërve spitalorë dhe burimeve të tjera vetëm po i përkeqëson gjërat për njerëzit në vend. Në një përpjekje të dëshpëruar për të luftuar pandeminë, disa njerëz u janë drejtuar masave të dëshpëruara. Ata kanë filluar praktikën e përdorimit të bajgave të lopës për të shmangur Covid-19. Por mjekët po paralajmërojnë kundër kësaj praktike.

Sipas një raporti nga Reuters, mjekët indianë po paralajmërojnë kundër kësaj praktike të përdorimit të bajgës së lopës ku besojnë se do të ndihmojë në heqjen qafe të Covid-19. Kjo sepse nuk ka asnjë provë shkencore që bajga e lopës është efektive, dhe madje mund të çojë në sëmundje të caktuara sipas The Helthsite.

A është i sigurt përdorimi i bajgave të lopës për kurimin e Covid-19?

Disa besimtarë në Gujarat kanë shkuar në stallat e lopëve për të mbuluar trupat e tyre me bajgë dhe urinë një herë në javë në një përpjekje për të rritur imunitetin e tyre ose për t’u rikuperuar nga koronavirusi. Lopa është një simbol i shenjtë i jetës dhe tokës në Hinduizëm, dhe bajga e lopës ka qenë një pjesë e familjeve indiane për shekuj. Besohet se bajga e lopës është terapeutike dhe përmban veti antiseptike që i ndihmojnë ata të pastrojnë shtëpinë e tyre dhe për ritualet e lutjes.

Pas aplikimit të bajgave të lopës në të gjithë trupat e tyre, pjesëmarrësit presin që ajo të thahet. Pas kësaj, ata përqafojnë lopët për t’i nderuar ata dhe praktikojnë yoga për të rritur nivelet e tyre të energjisë. Pastaj e lajnë duke përdorur qumësht ose dhallë.

Gautam Manilal Borisa, një menaxher i asociuar në një kompani farmaceutike, ka thënë për Reuters  se praktika e ndihmoi atë të shërohej nga COVID-19 vitin e kaluar.

“Ne shohim edhe mjekë të vijnë këtu. Ata besojnë se kjo terapi përmirëson imunitetin e tyre dhe ata mund të shkojnë dhe t’u drejtohen pacientëve pa frikë”,  është shprehur ai

Ekspertët e shëndetit nga India dhe e gjithë bota kanë paralajmëruar vazhdimisht kundër këtyre trajtimeve alternative për Covid-19, duke thënë se ato mund të çojnë në pasoja të tmerrshme.

Dr JA Jayalal, president kombëtar në Shoqatën Mjekësore Indiane tha për Reuters: Nuk ka asnjë provë konkrete shkencore që bajga e lopës ose urina funksionojnë për të rritur imunitetin kundër COVID-19, ajo bazohet tërësisht në besim. Ekzistojnë gjithashtu rreziqe shëndetësore të përfshira në njollosjen ose konsumimin e këtyre produkteve, sëmundje të tjera mund të përhapen nga kafsha tek njerëzit. /tvklan.al