Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

831 milion lekë vihen në dispozicion të të gjithë atyre qytetarëve që kanë humbur shtëpitë e tyre në firmat piramidale. Ndaj Bashkia vendos të shtyj edhe ca afatin e dorëzimit të dokumentave të nevojshme të këtyre personave. 4 Gushti është dita e fundit që më pas do tju lihet mundësi krerëve bashkiak ti dorëzojnë ato tek pushteti lokal.

530 familje nga 1200 gjithsej do të përfitojnë nga kjo kredi, ku do të ngrihen 360 apartamente 1+1 dhe 170, 2+1. Arben Peshkëpia drejtor i strehimit shpjegon procedurat dhe vonesat që ka hasur.

Arben Peshkëpia:- “Çdo ditë i njëjti qytetar duhet të paraqitet në katër institucione për të marrë këto vërtetime dhe që të bëhet një punë sa më e saktë dhe më serioze, koha e shkurtër lë shteg dhe për abuzime. Duke pasur parasydh këtë fluks prej 100 familjesh i bie minimum 12 ditë duhet ti kompletojmë dosjen qytetarit, gjë e cila përkon jasht afatit që ka vendos qeveria për dorëzimin e dokumentave”.

Ndaj megjithse vonohen procedurat e pranimit le të bëhet sa më shpejt realitet për disa qytetar shtëpia e humbur./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti