Pjesë e emisionit “Shije shtëpie” në Tv Klan, është bërë mjeku i njohur alternativ Irfan Gjeçi i cili ka folur për dy çaje mrekullibërëse për kollën dhe sidomos një një kohë si kjo e sotmja, ku të gjithë njerëzit po luftojnë me Covid-19. Një ndër këto çajra është edhe çaji alpin i cili është një trëndafil që rritet nëpër shkëmbinj, është perfekt për ftohjen dhe eliminimin e infeksioneve urinare apo të veshkave.

Irfan Gjeçi: Çaji alpin është një trëndafil që rritet nëpër shkëmbinj, të gjithë ata që e kanë pirë këtë çaj nëpër ishuj, kanë jetuar mbi 100 vite, është sekret jetëgjatësie. Është një nga çajrat që heq ankthin, panikun, por kryesisht bën dhe heqjen e ftomës. Kur ne ftohemi, pjesa e parë është e tek mushkëritë, goditja e parë nëpërmjet frymëmarrjes është tek mushkëritë.

Por ky çaj ka dhe shumë të veçanta. Lufton të gjitha infeksionet urinare dhe të veshkave, por që e bën më me famë në planet këtë çaj, duke qenë se është i pasur në vitaminën A, D, B1, B3 dhe njëkohësisht me selenin, zinkun, magnezin, kalcium, na jep mundësinë që të nxjerrim metalet jashtë trupit. Pra ky çaj është i përkryer për të nxjerrë metalet e rënda jashtë trupit. Kuptohet se shumë nga ushqimet janë me probleme të mëdha si me arsenikun por dhe me mërkurin.

Një lugë çaj të grimcuar e hedhim në një litër ujë, e ziejmë 5 deri në 7 minuta ose pak më shumë sepse është një çaj pak më i fortë. Kjo heq ankthin dhe panikun dhe i ngre shumë moralisht. Në kohën e Covidit, ky është çaji i mrekullisë. Mund ta konsumojmë rreth 1 litër në ditë.

Katerina Trungu: Sheqer nuk hidhet tek këto?

Irfan Gjeçi: Gjermanët e quajnë kanceri i bardhë, pra drogat më të fuqishme janë sheqeri dhe buka. /tvklan.al