Ja një motivacion i mirë për t’u ngritur e lëvizur edhe tani që koha nuk është ngrohur ende. Një studim i ri i publikuar në revistën “Neurology” ka zbuluar se njerëzit që nuk ishin shumë aktivë fizikisht kishin tru më të vogël se moshatarët e tyre 20 vite më vonë.

Në këtë studim shkencëtarët shikuan trutë e 1 583 grave dhe burrave që nuk kishin sëmundje zemre.  Ata përcaktuan nivelet e tyre të aktiviteteve fizike. Të njëjtin test, shoqëruar edhe me një skaner të trurit e bënë edhe pas 20 vitesh.

Skanerët e trurit treguan se njerëzit me kapacitet më të vogël fizik –  arritja e një niveli të rrahurash zemre me pak sforcim fizik – në moshën e mesme, kishin gjasa të kishin tru më të vogël vite më vonë, krahasuar me njerëzit që kishin kapacitet të lartë fizik.

Studimi po ashtu zbuloi se njerëzit që kishin presion të lartë gjaku dhe rrahje të shpeshta zemre gjatë ushtrimeve kishin gjasa të kishin tru më të vogël me kalimin e viteve. Presioni i gjakut mbi mesataren dhe rrahjet e shpejta të zemrës mund të tregojnë mungesë të kapacitetit fizik.

Nuk është ende e ditur se në cilën pjesë të jetës aktiviteti fizik është më kritik për sa i përket volumit të trurit, thonë autorët. “Nuk jemi në gjendje t’ju themi nëse aktiviteti fizik është më i rëndësishëm në moshën e mesme apo të vonë,” thotë Nicole Spartano nga Universiteti i Mjekësisë i Bosnonit. /tvklan.al