Njëri rrahu gruan dhe vajzën, tjetri kërcënoi vëllain/ Dy të arrestuar për dhunë në familje

Njëri rrahu gruan dhe vajzën, tjetri kërcënoi vëllain/ Dy të arrestuar për dhunë në familje

12:46 18/01/2018

Dy persona janë arrestuar nga Policia e Fierit për dhunë në familje pas denoncimeve të bëra.

I pari është Alfred Mëhilli 41 vjeç, i cili kërcënoi me thikë vëllain e tij R.Mëhilli 55 vjeç. Gjatë kontrollit, polici i gjeti atij thikën dhe një dorezë metalike.

Ndërsa në rastin e dytë, burri ka dhunuar fizikisht bashkëshorten e tij. Policia thotë se Tahir Brakaj dhunoi edhe vajzën e tij të mitur 11-vjeçares. /

tvklan.al

Të ngjashme
UKT