Ish-astronauti amerikan Buzz Aldrin është martuar në moshën 93-vjeçare për herë të katërt.

Aldrin ishte një nga pilotët në fluturimin legjendar të hapësirës Apollo 11 në 1969, duke u bërë një nga dy njerëzit e parë që eci në Hënë pas komandantit të misionit, Neil Armstrong..

Fotografitë nga ceremonia e tyre e martesës u Los Anxhelos u shpërndanë nga Aldrin në Twitter.

“Në ditëlindjen time të 93-të dhe ditën që do të nderohem nga Living Legends of Aviation, kam kënaqësinë të njoftoj se dashuria ime prej kohësh, Anca Faur dhe unë jemi martuar”, shkroi ai në Twitter.

Bashkëshortja e tij tanimë, 63-vjeçarja Faur ka doktoraturë në inxhinieri kimike dhe po ashtu është nënkryetarja e kompanisë së Aldrin , “Buzz Aldrin Ventures”.

Kujtojmë se në vitin 1969, rreth 600 milionë njerëz dëshmuan se Neil Armstrong dhe Buzz Aldrin u bënë njerëzit e parë që ecën në Hënë si pjesë e misionit Apollo 11. Ishte audienca më e madhe televizive në histori në atë kohë. Pothuajse brenda natës, Aldrin u bë një nga emrat më të famshëm në planet./tvklan.al