Pamjet që po shikoni, janë të plazhit Versova në Mumbai të Indisë, tre vite më parë. Ky vend ishte pikë grumbullimi plehrash, ku ekzistonin më shumë se 6 mijë ton mbeturina.

Pasi u vu re ndikimi që ndotja e plehrave kishte mbi oqean, një njeri më në fund vendosi të ndryshonte këtë situatë. Afroz Shah fillimisht nisi pastrimin e plazhit Versova i vetëm. Por me kalimin e kohës, nismës së tij iu bashkuan qindra qytetarë të tjerë indianë por dhe shumë të huaj. Ajo çka nisi si një ëndërr fëmijërie e Afroz, u kthye në një nga iniciativat më të mëdha në botë për pastrimin e plazheve.

Sot vullnetarët kanë pastruar mbi 9 milionë kilogramë mbetjesh nga më të ndryshmet, duke ricikluar edhe plastiket. Ata shpresojnë se në të ardhmen, kjo nismë mund të përhapet në plazhe të tjera, duke reduktuar ndotjen e mjedisit.

Burimi: Klan Plus