“Mjeshtëri i Madh i Këngës Popullore”, Hysni Zela i ka dhënë shumë muzikës shqiptare. Prej rreth 50 vitesh, ai ka kënduar mbi 1300 këngë. Sot ai ishte i ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan nga ku tregoi se ka qenë Petraq Magjistari, babai i moderatores Rudina Magjistari, ai që e ndihmoi dhe e nxori për herë të parë Vaçe Zelën përpara Petrit Dumës dhe kishte thënë që do ta merrte në estradën e ushtarit.

Rudina Magjistari:

Unë di nga historia e familjes time që im atë e ka mbështetur shumë Vaçen kur ka qenë në qytetin e Lushnjes, që të dilte në skenë për herë të parë.

Hysni Zela: Është e vërtetë. Mbaj mend që i ndjeri Petraq Magjistari ishte një burrë shumë simpatik. Ishte e çuditshme që ai kishte pranuar të vinte në një qytet shumë të varfër siç ishte Lushnja. Petraq Magjistari ka qenë Sekretar i Parë i Lushnjes dhe ka bërë shumë për të. Ai ka ndihmuar jo vetëm për artin, por edhe për bujqësinë. Ishte me fat Lushnja që kishte ardhur një njeri që i drejtonte me aq kulturë. Petraqi qe kryesori që e ndihmoi dhe e nxori për herë të parë Vaçen përpara Petrit Dumës dhe kishte thënë që do ta merrte në estradën e ushtarit.

/tvklan.al