Craig Foster i apasiunuar pas zhytjeve është ‘dashuruar’ me një oktapod. Foster teksa po zhytej në ujërat e Afrikës pa një oktapod që po i fshihej mes gurëve.

Zhytësi filloi ta ndiqte krijesën ujore dhe tentonte që t’i tregonte se nuk ishte grqabitqar, por një mik i tij. CNN shkruan se Forcet ndoqi me javë të tëra oktapodin deri sa arriti që ta bënte për vete atë.

Kjo histori ‘dashurie’ tashmë është një dokumentar i “Netflix”. Oktapodi pas ndjekjes së gjatë u miqësua me zhytësin dhe tashmë qëndron pa frikë mbi trupin e tij.

Dokumentari tregon pamjet nga thellësia e ujit, ku oktapodi dhe njeriu bëhen një trup. Ky dokumentar është xhiruar që në vitin 2010 dhe tashmë është nomunuar për 8 çmime./tvklan.al