Modelja e njohur, Angela Martini, ka shkruar një libër të quajtur “Dashuri, shpresë, dritë”. Ajo që nga mosha 10-vjeçare është shkëputur nga Shqipëria dhe fillimisht ka jetuar në Zvicër.

Angela Martini rrëfeu në “Opinion” në Tv Klan se njerka nuk e donte. Këtë gjë ajo e ka mbajtur të fshehtë për vite me radhë pasi edhe babai nuk e besonte.

“Njerka nuk më donte. Jo vetëm tek ngrohtësia, por mashtrimet, shpikjet. Babai nuk më besonte në fillim edhe atëherë unë e lashë këtë punë dhe e kam mbajtur sekret derisa jam bërë 18 vjeçe derisa ja tregova nënës sime”, tha Angela.

Angela ka treguar se lëvizja nga Shkodra për në Zvicër ka qenë një nga gjërat më të vështira që ka përjetuar në jetën e saj. /tvklan.al