Emisioni “Opinion” ka sjellë mbrëmjen e sotme përmes materialeve filmike  dhe dëshmive të protagonistëve, një ngjarje kulturore që i kaloi përmasat e të qenit thjesht e tillë, për shkak të ngjarjeve politike që prodhoi më pas.

Bëhet fjalë për Festivalin e 11 të këngës në RTSH, i cili dolia nga skemat e festivaleve të zakonshëm sepse pati një frymë më ndryshe, liberale, një imazh më të kuruar dhe një jehonë të madhe në publik.

Ai u shndërrua më pas në një problem të madh për ata që e kishin organizuar, por edhe vetë protagonistët e tij. Ai provokoi atë që u quajt goditja e ashpër ndaj liberalizmit në art dhe kulturë./tvklan.al