Një ish-kolonel i ushtrisë të Ruandës i dënuar për rolin e tij në masakrën e rreth 800,000 njerëzve në gjenocidin e 1994 ka vdekur në Mali, ku po vuante dënimin në burg.

Théoneste Bagosora, 80 vjeç, ishte një figurë e lartë në ministrinë e mbrojtjes së Ruandës në kohën e vrasjeve.

Një gjykatë penale e mbështetur nga OKB e dënoi atë me burgim të përjetshëm, por kjo më vonë u ul në 35 vjet.

Djali i tij Achille i tha BBC se ai vdiq në një spital në Bamako, ku po trajtohej për probleme të zemrës.

Genocidi kundër grupit Tutsi zgjati 100 ditë dhe kanë humbur jetën rreth 800 mijë njerëz. Masakrat filluan pasi një aeroplan me të cilin udhëtonte dhe Presidenti i atëhershëm i Ruandës, Juvenal Habyarimana, u rrëzua më 6 Prill 1994 dhe humbën jetën të gjithë personat që ishin në bord./tvklan.al